Lajme
AAK: Kurti tha shumë pasaktësi në Bruksel
Demokracia
14:35 | 08 Dhjetor 2021

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti në përballjen me shefin e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell.

Tahiri ka thënë se Kurti ka gabuar në formulimin e qëndrimit të shtetit përkitazi me çështjen e Asociacionit.

“Sa i përket deklarimit të z. Kurti, por edhe përgjigjes së komisionerit Borrell. Unë e kam një koment, kur jemi në Bruksel, atje jemi për të reflektuar një qëndrim si shtet dhe qeveri. Mendoj se qasja e Kurtit ka qenë e gabuar dhe e paqartë. Ajo që është dashur të thuhet në Bruksel është se Kosova, të gjitha obligimet e saja karshi komuniteteve, i ka realizuar me Pakon e Ahtisaarit dhe me Kushtetutën e saj. Kurti tha shumë pasaktësi në Bruksel”, ka thënë Tahiri.

Ai ka folur edhe përfaqësimin e Kosovës me fusnotë.

“Për gjithçka që ka qeshë e ka veshë. E dini çfarë ka thënë për fusnotën dhe tash del me po atë fusnotë”, është shprehur Tahiri për përfaqësimin e Kosovës në Këshillin e Stabilizim-Asociimit.

“I dimë rrethanat politike si kanë ndodh. Jemi me qeverinë me ballafaqim me Serbinë. Ky ka ardh në pushtet me kauza të paqëndrueshme. Nuk mund t’ia zgjasim gishtin për fusnotën sepse nuk e ka bërë ai. Por Kurti s’ka lënë të zeze pa thënë për askënd që ka marrë pjesë”, shtoi tutje ai.

Ndryshe, Kurti dhe Borrell u përplasen për çështjen e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, në një konferencë për media në Bruksel të martën. Kryeministri i Kosovës kundërshtoi themelimin e ASK-së. Borrell nuk u pajtua me Kurtin. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme