Lajme
AAK kërkon debat parlamentar për blerjen e energjisë
Demokracia
12:24 | 24 Prill 2022

Share:

Grupi Parlamentar i AAK-së do të kërkojë debat parlamentar për çështjen e blerjes së energjisë.

Kështu ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Besnik Tahiri, përcjell Demokracia.com.

“Në mungesë të transparancës nga ana e pushtetit rreth kësaj çështjeje, Grupi Parlamentar i AAK-së do të kërkojë debat parlamentar me vetëm një temë: blerja e energjisë dhe transaksioneve të vlerave shumë të larta për të cilat ne po kërkojmë llogaridhënie dhe raportim para kuvendi”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri tha më tej se kërkesa për debat do të dorëzohet të martën në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë

Grupi Parlamentar i AAK-së do të kërkojë debat parlamentar për çështjen e blerjes së energjisë dhe transaksioneve të vlerave shumë të larta, për të cilat nuk ka sqarim institucional.

Në mungesë të transparancës nga ana e pushtetit rreth kësaj çështjeje, Grupi Parlamentar i AAK-së do të kërkojë debat parlamentar me vetëm një temë: blerja e energjisë dhe transaksioneve të vlerave shumë të larta për të cilat ne po kërkojmë llogaridhënie dhe raportim para kuvendi.

Grupi ynë parlamentar do të dorëzojë kërkesën me nënshkrime rreth kësaj teme të martën në mëngjes./Demokracia.com/

Të ngjashme