Lajme
AAK-ja shqetësimet e saj për draft-statutin e Asociacionit do t’i deponojë në Kushtetuese, thotë Haradinaj
Demokracia
09:19 | 16 Dhjetor 2023

Share:

Rezoluta 1244 e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe komisioni i arbitrazhit, sipas kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, janë disa nga problematikat e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, me shumë shqetësimeve të tjera të cilët duhet të adresohen nga Gjykata e Kushtetutës.

Kësisoj, ish-kryeministri i Kosovës, Haradinaj ka bërë të ditur se AAK shqetësimet e saj lidhur me draft-statutin e Asociacionit do t’i adresojë edhe në Kushtetuese.

“Përpos preambulës që thirret me rezolutën 1244 dhe komisionit të arbitrazhit që del nga sistemi i drejtësisë, kemi edhe shqetësime tjera, të gjitha këto shqetësime do t’i adresojmë, shpresojë edhe në kuadër të shqyrtimit në Gjykatën Kushtetuese për shkak se partitë politike kualifikohen si palë e kur dokumenti të jetë në shqyrtim në gjykatë, ne do të shkojmë t’i paraqesim këto shqetësime tona”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për agjencinë e lajmeve, Kosova Press.

Sipas Haradinajt garancinë për draft-statutin duhet ta jap Gjykata Kushtetuese për shkak se ka ndërhyrje në rendin kushtetues.

“Po mendoj që garancinë duhet të jap Gjykata Kushtetuese, vetëm ajo duhet të sqarojë nëse është në përputhje me Kushtetutën e vendit, e ne kemi shqetësime se ka ndërhyrje në rendin kushtetues të Kosovës”.

 

Të ngjashme