Lajme
AAK-ja në SBAShK – Tahiri thotë se do të angazhohen për miratimin e Ligjit të Pagave
Demokracia
12:53 | 02 Nëntor 2022

Share:

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka vizituar Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.

Në takim kanë marrë pjesë shefi i Grupit Besnik Tahiri dhe deputetët Bekë Berisha dhe Albana Bytyqi.

Me këtë rast Tahiri tha se do të angazhohet që sa më shpejt të miratohet Ligji i Pagave dhe të merren parasysh kërkesat e sindikatave, shkruan EO, transmeton Klankosova.tv.

“Grupi ynë është duke bërë një raund diskutimesh me sindikata për ligjin e pagave. Kemi pasur edhe bashkëpunim në draftin e parë dhe ju e keni mbajtur pozicionin e mbrojtjes”.

Më pas ata do të takohen edhe me Sindikatën e Pavarur të Administratës së Kosovës dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës.

Të ngjashme