Lajme
AAK-ja me tetë kandidatë që kanë aktakuzë aktive
Demokracia
22:44 | 16 Janar 2021

Share:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sipas gjetjeve të hulumtimit të IKD-së, nga 110 kandidatë për deputetë, janë tetë kandidatë ndaj të cilëve ka aktakuza aktive.

“Për shtatë prej tyre, gjykimi është në proces në shkallë të parë, kurse për një kandidat rasti është kthyer në rigjykim dhe është në proces në shkallë të pare”, thuhet në njoftimin e IKD-së, raporton Demokracia.com.

Ekipi i monitoruesve dhe i hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) ka hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021.

IKD vazhdimisht ka avokuar për dekriminalizimin e skenës politike, duke kërkuar nga partitë politike që të ngritin integritetin e listave zgjedhore me kandidatë që nuk kanë probleme me ligjin. /Demokracia.

Të ngjashme