Lajme
AAK-ja kundër mbylljes totale, kritikon Qeverinë për mosmenaxhim të pandemisë
Demokracia
17:58 | 19 Janar 2022

Share:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që të jetë vigjilente në trajtimin e pandemisë dhe për rastet pozitive me koronavirus që regjistrohen, të njoftohen edhe kryetarët e komunave. Kjo sipas kësaj partie, do të ndihmonte që të vëzhgohen për mosthyrje të masave personat që kanë rezultuar pozitivë.

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha se janë kundër mbylljes totale në vend pasi sipas tij, kjo s’do të sillte ndonjë rezultat.

“Shqetësues është fakti që sot kemi 7.200 raste aktive, që potencialisht pritet 1 në 10 prej tyre të kenë nevojë për trajtim spitalor. Pra nëse një trend i tillë i përkeqësimit, brenda 10 ditëve kapacitetet e vendit do të jenë të stërmbushuara”, deklaroi Dreshaj para mediave.

Dreshaj theksoi se një nga problemet që kjo Qeveri ka është menaxhimi i pandemisë, menaxhimi i ekonomisë dhe ruajtja e substancës brenda vendit. Ai potencoi se “duhet ta kthejë dinjitetin e vendit, e të mos merret me punë të tjera anësore”.

Deputetja Time Kadrijaj tha se varianti Omicron infekton 1 të 8-n e njerëzve, që sipas saj është shifër e lartë.

Të ngjashme