Lajme
AAK-ja ka dy propozime për zgjidhjen e krizës ekonomike dhe asaj me veteranët
Demokracia
15:38 | 17 Qershor 2022

Share:

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të gjejë zgjidhje sa i përket veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Në një konferencë të premten, Tahiri ka thënë takimi i zhvilluar ndërmjet Qeverisë dhe veteranëve, pa prodhuar zgjidhje, është e dëmshme për vendin.

Me këtë rast, Tahiri tha se kanë propozuar amendament që deri në kategorizimin përfundimtar, pensioni i veteranëve të jetë i barasvlershëm me pagën minimale.

“Kjo konferencë është thirr me dy qëllime. E para për takimin e kreut të Qeverisë me veteranët e UÇK-së dhe e dyta zgjidhjen që ne që e kemi ofruar si AAK në kuvend. Qeveria të reflektoj mbi kërkesat e veteranëve në përcaktimin e pagës minimale për shoqatat e veteranëve. Vazhdimi i protestave në vigjilje të momenteve shumë të rëndësishme që i ka vendi duke filluar nga kriza ekonomike ne duhet ti kategorizojmë temat ekonomike”, tha Tahiri.

“Ka 3 muaj që kemi dhënë propozim lidhur me ligjin e pagave, akcizën, dhe investimeve kapitale. Nuk i duhet bllokimi i kuvendit, Kosovës. AAK ka deponuar përmes deputetit Bek Berisha një amendament që deri në kategorizimin përfundimtar që pensioni i veteranëve të jetë i barasvlershëm me pagën minimale. Ne kemi propozuar qe paga minimale të jetë më e lartë se sa ajo që ka miratuar Qeveria”, tha Tahiri./EO

Të ngjashme