Lajme
AAK-ja do të votojë kundër martesave të gjinisë së njëjtë
Demokracia
20:25 | 23 Shkurt 2022

Share:

Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka konfirmuar se do të votojë kundër Kodit Civil, që lejon martesën mes gjinive të njëjta.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, nga ky Grup Parlamentar, përcjell Demokracia.com.

“Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm”, thuhet në këtë shkrim.

Ndërkohë, vlen të përmendet se deputetët e Kuvendit të Kosovës nesër do të bëjnë shqyrtimin e parë të projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës.

Postimi i plotë:

Grupi parlamentar i AAK-së do të votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën sipas së cilës do të lejoheshin martesat brenda së të njëjtës gjini.

Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohshëm./Demokracia.com/

Të ngjashme