Lajme
AAK-ja bojkoton adresimin vjetor të Osmanit para deputetëve
Demokracia
10:23 | 15 Dhjetor 2023

Share:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta bojkotojë seancën e sotme të Kuvendit, ku Presidentja Vjosa Osmani do të bëjë adresimin e saj vjetor para deputetëve.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar deputeti Pal Lekaj.

“Nuk do të marrim pjesë në adresimin e Presidentes”, ka thënë Lekaj.

Adresimi vjetor i Presidentes ishte bojkotuar edhe vitin e kaluar nga AAK-ja dhe PDK-ja.

Seanca ku Osmani pritet t’u adresohet deputetëve pritet të nis në orën 11:00.

Të ngjashme