Lajme
AAK insiston për marrëveshje përfundimtare me njohje të ndërsjellë
Demokracia
18:23 | 08 Shkurt 2023

Share:

Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës ka vlerësuar se mungesa e koordinimeve të Qeverisë Kurti me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në, ka rrezikuar interesin nacional dhe të arriturat e deritanishme.

Kryetari i këtij subjekti politik, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së kryesisë të mbajtur të mërkurën, ka thënë se AAK insiston në marrëveshje përfundimtare që sjell njohjen nga Serbia, shkruan Demokracia.com.

“Ishte dakordim i përbashkët që zhvillimet politike në vend janë në momentet më vendimtare për shtetin tonë. Qeveria Kurti ka dështuar në ndërtimin e një strategjie e cila do e vendoste Kosovën në pozitë të favorshme në raport me Serbinë. Moskoordinimi me aleatët tanë, veçmas me Amerikën, ka rrezikuar interesin nacional të vendit dhe gjitha të arriturat e deritanishme të shtetit”, deklaroi Haradinaj në ‘Facebook’.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës insiston në marrëveshjen përfundimtare për njohje të ndërsjellë me Serbinë”, shtoi ndër të tjera kreu i AAK-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme