Ministri i Bujqësisë, Faton Peci gjatë ditës së sotme ka reaguar përmes një postimi në Facebook e ku ka kërkuar që disa prona të kësaj ministre ti kthehen titullarit këtë rast MPBZHR-së.
Por në fotografitë që ka publikuar ministri Peci shihet edhe objekti me qira i subjektit politik të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Blic ka kontaktuar më këta të fundit ku thonë se ka qenë një keqinformim i mediave sepse ministri në fjalë nuk e ka përmendur objektin ku gjendet me qira AAK-ja
Kushtrim Xhemaili zëdhënës në këtë parti, ka sqaruar për hapësirat që shfrytëzon ky subjekt politik paguajnë qira dhe posedojnë kontratë valide me ministrinë e Bujqësisë.
“Shqetësimet e ministrit Peci për keqpërdorime të mundshme në kompleksin e objekteve ku i ka zyre Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk kanë fare të bëjnë me AAK-në dhe me hapësirën që e shfrytëzon partia jonë. Ky është një keqinterpretim i mediave, shpresojmë i paqëllimshëm. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, këto zyre i shfrytëzon në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe në bazë të kontratës që e ka me Ministrinë e Bujqësisë”, thuhet në përgjigjen e Xhemailit.