Lajme
AAK do që të rishikohet buxheti për 2023, kërkon të ftohet Hekuran Murati në interpelancë
Demokracia
11:43 | 11 Maj 2023

Share:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që të ftohet në interpelancë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Besnik Tahiri.

Sipas Tahirit, ndërhyrja e qeverisë në strukturën e të hyrave dhe të shpenzimeve buxhetore ka qenë shumë e dëmshme.

“Vetëm për dy vjet qeverisje janë bllokuar rreth 500 milionë euro të investimeve kapitale, me çka është dëmtuar ekonomia e vendit për rreth 200 milionë euro si pasojë e inflacionit dhe vonesës se investimeve kapitale”, u shpreh ai.

Tahiri tha se gjendja socio–ekonomike në vend është e rëndë dhe se për të thotë se u krijua nga niveli i lartë i inflacionit, rritja e çmimeve të konsumit, shtrenjtimi i çmimit të energjisë.

Sipas Tahirit, rritja e pagave në sektorin publik do të ishte zgjidhje që do të lehtësonte sado pak këtë situatë.

“Kjo rritje do të duhej të ndodhte menjëherë me rishikimin buxhetor dhe kjo do të ndikonte në rritjen e konsumit të përgjithshëm por edhe indirekt në rritjen e pagave në sektorin privat. Nëse ky veprim nuk ndodh menjëherë, Kosova rrezikon të zbrazet dhe të mbes pa shumë profesionistë të zotë”, u shpreh ai.

Tahiri tha se kërkesë e grupit parlamentar të AAK-së është që të sillet sa më parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës rishikimi i buxhetit për vitin 2023 dhe të përfshihet në këtë rishikim rritja e pagave në sektorin publik.

Të ngjashme