Lajme
A ulet në një tavolinë me Kurtin? Haradinaj flet për takimin e sotëm te Presidentja
Demokracia
11:56 | 15 Maj 2025

Share:

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për takimin e sotëm te presidentja Vjosa Osmani, raporton Gazeta Blic.

I pyetur se a do të ulet në tavolinë me Kurtin, çka kishte thënë se nuk do ta bënte, ai tha se takimi është me presidenten dhe nuk e zgjedh kush është në tavolinë.

“Kam konfirmuar pjesëmarrjen në takimin te Presidentja, takimi është me Presidenten, unë nuk e zgjedh kush është në tavolinë, kë e ka ftuar ajo, nuk kam ndonjë vërejtje, por qëndrimi im nuk ndryshon”, u shpreh Haradinaj./Periskopi/

Të ngjashme