ShowBiz
A u takua fshehurazi Amber Heard me Johnny Depp për të kërkuar uljen e borxhit prej 10 milionë dollarësh?
Demokracia
23:04 | 04 Korrik 2022

Share:

Një nga paditë më mediatike dhe më të ndjekura ishte padia e Johnny Depp kundër Amberd Heard për shpifje. Juria i dha fitoren aktorit të “Pirates of the Caribbean” dhe ish-bashkëshortja e tij Amber duhet t’i paguajë atij 10 milionë dollarë dëmshpërblim dhe 350 mijë dollarë gjobë.

Vendimi nuk u prit mirë nga Heard. Sipas dosjeve të marra nga “Courthouse TV”, avokatët e aktores argumentuan se vendimi kishte probleme arsyetimi ligjor dhe mospërputhje në procesin e përzgjedhjes së jurisë.

Përveç kësaj, ekipi ligjor pretendon se Depp-it iu dha një dëmshpërblim i tepërt për padinë për shpifje.

Pas të gjitha mosmarrëveshjeve dhe polemikave, Heard thuhet se është takuar me Depp.

Sipas “elnacional.cat” modelja ka kërkuar një takim me Depp për një rinegocim të borxhit. Takimi u zhvillua në mënyrë private dhe ajo që kërkoi konkretisht Heard ishte një ulje nga shifra prej 10 milionë e 350 mijë dollarëve që juria vendosi të paguante.

Megjithatë, aktorët nuk arritën dot një marrëveshje, ndaj Amber i kërkoi menjëherë ekipit të saj të avokatëve që të përshpejtonte procesin e apelimit të gjyqit.

Avokati i Amber Heard deklaroi se aktorja nuk mund t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj më shumë se 10 milionë dollarë dëmshpërblim.

Gjatë emisionit “Today” të NBC, avokati u pyet nëse Heard do të jetë në gjendje të paguajë çmimin, për të cilën Elaine Bredehoft u përgjigj: “Oh jo, absolutisht jo”.

Të ngjashme