Një lokal në Prishtinë ka ndaluar hyrjen e shtetasve të Bashkimit Evropian si formë për të kundërshtuar mosliberalizimin e vizave.
Kufijtë e çdo shteti të Bashkimit Evropian mund t’i kalojnë lehtësisht.
Por, familjarët e Sanije Kadriu – Demirit, nuk do të kishin mundësi që t’i kalonin edhe dyert e këtij lokali, për ta pirë një kafe me të.
Kjo pasi që ky lokal ka ndaluar hyrjen e atyre që janë të pajisur me vizë.
Në këtë formë, nga ky lokal kanë organizuar protestë për të kundërshtuar faktin që kosovarët vazhdojnë ta kenë të kufizuar lëvizjen.
Ideja e menaxhmentit të lokalit po vlerësohet nga klientët.
Ideja për këtë protestë erdhi më 23 qershor, kur shumë qytetarë prisnin liberalizimin e vizave.
Por, a e morën mesazhin shtetasit e Bashkimit Evropian?
Pronari i këtij lokali në Prishtinë ka treguar se këtë protestë do ta vazhdojnë deri kur të liberalizohen vizat për Kosovën.