Lajme
A u frikësua Sveçla në veriun e Kosovës? Policët e ruajtën me armë të gjata e valixhe antiplumb
Demokracia
22:08 | 26 Korrik 2022

Share:

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duket se sot është frikësuar shumë kur vizitoi vendin ku 11 vjet më parë, në një aksion për vënien e ligjshmërisë në veri të Kosovës, ra në krye të detyrës polici Enver Zymberi, tashmë Hero i Kosovës. 

Për ta siguruar ministrin Sveçla, Policia e Kosovës kishte marrë masa të larta sigurie.

Ata kishin vlerësuar se jeta e ministrit Sveçla mund të rrezikohej dhe përveç armëve të gjata, Mbrojtja e Afërt ishin pajisur edhe me valixhe antiplumb që përdoren në rast të ndonjë atentati, shkruan Demokracia.com.

Për këtë vizitë, ministri Sveçla që dikur i gjuante vetë policinë me gurë, ka shkruar edhe në Facebook. Ai ka thënë se në 11 vjetorin e vrasjes së Enver Zymberit nga strukturat kriminale të drejtuara nga Serbia, së bashku me kolegët e tij nga Policia e Kosovës ishte në vendin e rënies së heroit ku vendosën buqetë me lule, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç.

“Historia e shtetndërtimit tonë mbanë emrin e Enver Zymberit, si dëshmor në përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë. Të gjithë ne, Policia e Kosovës dhe kolegët e tij bartin kujtime e krenari për Enverin duke rikujtuar po ashtu të gjithë ne thirrjen për drejtësi për vrasjen e tij. Gjeneratat e Policisë kanë shembullin më të mirë të një zyrtari policor, që nuk hoqi dorë nga betimi i tij si polic deri në momentet e fundit të jetës së tij. Lavdi Enver Zymberit dhe gjithë zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës!”, ka shkruar Sveçla.

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës shihen rrallë duke i mbajtur valixhet antiplumb./ Demokracia.com/

Të ngjashme