Barcelona sonte debuton në Ligën e Evropës pas shumë vjetësh në ndeshjen e raundit të 1/16 së finales.
Katalunasit nuk do ta kenë aspak lehtë, ngase takohen në këtë fazë me Napolin, shkruan Demokracia.com.
Dy skuadrat e mëdha evropiane kërkojnë vetëm fitore që të kenë avantazhin edhe për ndeshjen kthyese.
Amir Rrahmani, mbrojtësi i Kosovës pritet të startojë nga fillimi me skuadrën italiane.
Takimi në mes Barcelonës dhe Napolit luhet në “Camp Nou” dhe fillon nga ora 18:45.
Formacionet e mundshme:
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Alba, Pique, Mingueza, Dest; Nico, De Jong, Pedri; Ezzalzouli, Aubameyang, Dembele
Napoli (4-2-3-1): Meret; Lorenzo, Rrahmani, Koulibaly, Rui; Anguissa, Ruiz; Elmas, Zielinski, Insigne; Osimhen./Demokracia.com/