Lajme
A po themelohet grupi “Rojet e lagjes” në veri të vendit?
Demokracia
08:32 | 12 Maj 2025

Share:

Kanë filluar përgatitjet për mbajtjen e takimit të parë për themelimin e grupit “Rojet e lagjes”.

Detaje më të hollësishme rreth këtij grupi ka dhënë gazetari korrespodent, Urall Boshnjaku, transmeton Klankosova.tv.

“Sot në ora 18:00 pritet të mbahet takimi i parë themelues në lidhje me secilin hap të mëtutjeshëm për këtë strukturë që e ka organizuar Aleksandër Arsenijeviq, i cili njëherësh është edhe kryetar i partisë serbe, Demokracia serbe. Ai ka bërë thirrje në vazhdimësi të organizohet një grup i tillë, pasi në Facebook ka pompozuar sjelljet e pahijshme të njerëzve në veri të vendit, duke përfshirë këtu edhe rastet e ngacmimeve nga veturat në rrugë, e që sipas asaj që ka prezantuar Arsenijenviq këto po ndodhin vetëm ne veri, po është evidente që po ndodhin në tërë Kosovën”, tha Boshnjaku për “Ora Shtatë”.

Të ngjashme