Shoku i studimeve të kryeministrit Albin Kurti, Milot Cakaj sot është emëruar sot zëvendësguvernator në Bankën Qendrore të Kosovës.
Pasi kishte ardhur në pushtet, kryeministri Albin Kurti e kishte angazhuar Cakajn në kabinetin e tij, duke e emëruar si këshilltar politik më 20 mars të vitit 2020.
LEXO MË SHUMË:
Siç njoftoi BQK, ai “do të jetë përgjegjës primar për fushën e Mbikëqyrjes Financiare, Praktikat e Tregut, Rishqyrtimin dhe Shërbimet e Përgjithshme”.
Por, kush është në të vërtetë Milot Cakaj?
Analisti i njohur kosovar, Lirim Mehmetaj ka dhënë informacione mbi të kaluarën e Cakajt.
Sipas analistit, Cakaj e ka përfunduar fakultetin pas moshës 40-vjeçare në një fakultet privat.
Milot Cakaj për 7-vjet ka qenë pjesë e KEK-ut, ku sipas Mehmetajt, ai u punësua aty fal motrës së tij.
Tutje, analisti njofton se Milot Cakaj ka qenë në lidhje me një informatore serbe të BIA-s.
“Ky ka qenë në lidhje me Jelena Bjelica, informatore e shërbimit famëkeq serb BIA në Kosovë. Për këtë që po e them ka edhe raporte zyrtare në AKI. Bjelica njihet edhe nga shteti i Kosovës si strukturë e BIA-s.”, u shpreh Mehmetaj në postimin e tij.
POSTIMI I PLOTË:
Milot Cakaj qenka i dërguari i fundit i Kurtit në BQK, pasi paraprakisht kishte dërguar Bashkim Nurbojën e Nexhat Kryeziun, anëtarë të Vetëvendosjes.
Por, ky Miloti përveçse servil i Kurtit ka histori interesante jetësore.
Fillimisht ky është njëfarë analfabeti që fakultetin e ka përfundu pas moshës 40 vjeçare në një universitet privat (UBT), me pare po dihet.
Ky ka punu nja 7 vjet në Korporatën Energjetike të Kosovës. Edhe aty ka hy me të njohshëm. E ka punësu motra e vetë Trendëlina.
Milot pizda një kohë ka qenë i punësuar në Vetëvendosje si “mbikëqyrës i mediave” dhe një nga personat e angazhuar për orkestrim të propagandës.
Fantastike ka qenë kur e pash njëherë në RTK, duke tregu qysh ky ka punu me Adem Demaçin, ama ky ka qenë refugjat në Shkup në kohën e luftës dhe kufirin Kosovë – Maqedoni e ka kaluar si qytetar përmes procedurave të rregullta pa therrë në këmbë.
Ftoj gazetarët ta thërrasin për prononcim (se neve s’na përgjigjet) pyeteni se ku ka qenë gjatë luftës në Kosovë?
Për elementet jugosllavo-serbe të tij s’ke as çka futesh aty se zi katran.
Veç një element ia vlen të përmendet, që edhe ashtu e dinë të gjithë në Prishtinë.
Ky ka qenë në lidhje me Jelena Bjelica, informatore e shërbimit famëkeq serb BIA në Kosovë.
Për këtë që po e them ka edhe raporte zyrtare në AKI. Bjelica njihet edhe nga shteti i Kosovës si strukturë e BIA-s.
Pyetja që shtrohet këtu: a ka certifikatë të sigurisë ky njeri që merr këso pozita, apo s’është ka i intereson më kujtë gjë.
Ndërrojani edhe emrin asaj ndërtese, se veç Qeveria e Kosovës ajo s’është më.
Milot Cakaj qenka i dërguari i fundit i Kurtit në BQK, pasi paraprakisht kishte dërguar Bashkim Nurbojën e Nexhat…
Posted by Lirim Mehmetaj on Wednesday, January 24, 2024