Serbia dhe Rusia konsiderohen gjerësisht si aleatë të mëdhenj kulturorë e historikë. Por, lufta në Ukrainë i ka vendosur përmbi tensione kësaj lidhjeje me akuza të rënda të bëra këtë javë nga Rusia për shtetin fqinj të Kosovës. Çka ndodhi?
Serbia vazhdon të qortohet vazhdimisht për shkak se ende nuk i ka vënë sanksione Rusisë, siç kanë bërë të gjitha shtetet e Bashkimit Evropian. Por, megjithatë shteti serb ishte falënderuar që kishte votuar kundër Rusisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së vitin e kaluar.
Sidoqoftë, të enjten zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë e bëri një zhvillim të ri në raportet mes këtyre dy shteteve.
“Shqetësime të thella ruse”
Siç raporton AP, zëdhënësja Maria Zakharova kishte shprehur “shqetësimet më të thella” në lidhje me raportimet që kishin ardhur nga disa mediume pro-qeveritare ruse.
“Po e ndjekim këtë storie,” – kishte thënë Zakharova në një deklaratë të postuar në website-in e Ministrisë së Jashtme të enjten në mbrëmje.
Ajo kishte shtuar se armatosja e mundshme e Ukrainës nga Rusia shtronte “pyetje serioze” për raportet mes Serbisë dhe Rusisë.
Sipas raportimeve mediale, ishin dorëzuar 3500 raketa serbe. Këto raketa 122mm pretendohej se ishin transportuar në Ukrainë përmes Turqisë dhe Sllovakisë.
Në Serbi e kanë mohuar këtë lajm të gjithë. Filluar me ministrin e Mbrojtjes, Millosh Vuçeviqin që megjithatë e kishte lënë të hapur mundësinë që raketat në Ukrainë të kishin përfunduar atje përmes “palëve të treta”.
“Nëse kompanitë private blejnë armë nga tregjet e shteteve të treta dhe i shesin më pas ato te kompanitë tjera në shtete tjera, kjo nuk është pyetje për Serbinë, kjo është tregti ndërkombëtare”, ishte shprehur ai.
I dyti që i kishte mohuar këto pretendime ishte ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.
“Mund ta them një gjë të tillë (që nuk kemi dorëzuar armë në Ukrainë) sepse ministria ime jep lejen për eksporte (të armëve)… Serbia nuk dorëzon pajisje ushtarake te asnjë shtet që ne besojmë se do të paraqiste problem,”
Dhe i fundit, sot presidenti Aleksandër Vuçiq.
“Serbia nuk i ka dërguar armë askujt. Serbia prodhon dhe shet municion. Ne kemi shumë fabrika në industrinë e mbrojtjes. Kur prodhon municion, ai gjithmonë përfundon në fushën e betejës ose në një zonë të krize. Ne nuk kemi shitur një armë të vetme në Rusi apo Ukrainë…”, u mbrojt ai.
Kujtojmë që Rusia ka shfaqur skepticizmin e saj në lidhje me propozimin evropian për të cilin Serbia, sipas fjalëve të kryediplomatit evropian Borrell, ka shfaqur pajtim.