Lajme
A po frikësohen nga sulmi rus? Flet presidenti i Ukrainës
Demokracia
17:02 | 19 Shkurt 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se derisa kërcënimet e Rusisë vazhdojnë të afrohen, shteti që udhëhiqet nga ai, nuk është në panik.

Ai në një intervistë për CNN ka thënë se arsyeja e shkuarjes së tij në Mynih të Gjermanisë në Konferencën e Sigurisë, ishte që të dëgjohej edhe zëri ukrainas.

“Nuk jemi në panik. Ne jemi shumë të qëndrueshëm që nuk po i përgjigjemi asnjë provokimi”.

Në komentet e mëparshme përpara intervistës, Zelensky paralajmëroi konferencën për një luftë të mundshme në shkallë të gjerë.

“A do të mund të më dëgjojë bota në vitin 2022?” ai pyeti. /Lajmi.net/

Të ngjashme