Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka gjetur pak kohë që të kujdeset për pamjen e saj.
Ajo është rregulluar në një parukieri, duke zgjedhur kështu modelin “balayage” të flokëve.
Megjithatë, ministrja Haxhiu nuk e ka ndarë përvojën e saj nga biseduat në parkiueri, nuk dihet nëse edhe frizerka e saj, njësoj si deputetes së LVV-së, Fatmire Kollçaku është duke “fjetur rehat”.
Kujtojmë se deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku përmes një postimi në Facebook, kishte shkruar për bisedën e saj me një parukiere që i tregonte se “flente mirë” për shkak se kryeministër ishte Albin Kurti.
“Unë fle rahat, sepse nuk kam frikë që kur të zgjohem do të kuptoj se Kryeministri ynë ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin”, ishin fjalët patetike të deputetes Kollçaku, gjoja ia ka thënë asaj një parukiere.
“U befasova për të mirë, kur e dëgjova këtë nga një parukiere në sallonin që e frekuentoj”, kishte shkruar Kollçaku. /Demokracia.com/