Lajme
A po fillon fushata parazgjedhore? – Osmani nis vizitat nëpër komunat e Kosovës 
Demokracia
09:42 | 06 Prill 2022

Share:

Presidentja Vjosa Osmani ka nisur sot vizitat nëpër komunat e Kosovës. Ky mund të shihet si një sinjal për zgjedhje të parakohshme.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Presidentes, Osmani do të qëndrojë sot në Gjilan, ku do të merr pjesë në disa aktivitete.

“Në orën 13:45, presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ndërsa, në orën 14:25, do të merr pjesë në përurimin e pjerrinave, në shkollën fillore  “Nazmi Hoxha”, projekt i UNICEF-it.

Gjatë vizitës në Gjilan, Osmani do të ketë takime me OJQ dhe do t`i vizitojë disa biznese”, thuhet në njoftim.

Poashtu, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të nis vizitat nëpër komunat e Kosovës.  /Demokracia.com/ 

Të ngjashme