Lajme
A po e paralajmëron Zelensky përfundimin e luftës? Shpejt do të mund t’ju themi njerëzve tonë “kthehuni”
Demokracia
10:57 | 05 Mars 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në paraqitjen e tij të fundit para pak minutash, është shprehur i bindur se lufta do të përfundojë shpejt.

Zelensky në videon të cilën e ka postuar edhe në rrjetin social Facebook, ka thënë se shpejt do të jenë në gjendje t’u thonë qytetarëve ukrainas që janë larguar nga vendi, të kthehen në shtëpi, përcjell Demokracia.com.

“Jam i sigurt që shpejt do të jemi në gjendje t’ju themi njerëzve tonë: kthehuni! Kthehuni nga Polonia, Rumania, Sllovakia dhe gjithë vendet tjera. Kthehuni sepse s’ka më rrezik”, ka thënë Zelensky.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy do të zhvillojë një takim online me përfaqësues të Senatit të Shteteve të Bashkuara të shtunën, përcjell Demokracia.com.

“Senatorët demokratë dhe republikanë amerikanë morën një ftesë për të marrë pjesë në një takim të Zoom me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky të shtunën”, thuhet në raport.

Ambasada e Ukrainës në Uashington ka bërë ftesën për takimin, i cili është planifikuar për të shtunën në orën 09:30 (16:30 me orën Kiev)./Demokracia.com/

Të ngjashme