Sport
A po dështon Prishtina ta mbrojë titullin, pas 14 ndeshjeve të zhvilluara ky është pozicioni i saj në tabelë
Demokracia
18:45 | 19 Nëntor 2021

Share:

Me barazimin që e bëri sot në shtëpi të vetë, Prishtina rrezikon tepër shumë që sivjet të mos arrijë ta mbrojë titullin e kampionit, shkruan Demokracia.com.

Prishtina nën drejtimin e trajnerit Abdulah Ibrakoviq që zëvendësoi Zekirija Ramadanin e shkarkuar, luajti baras 0:0 me Dukagjinin, duke bërë një hap tejet të madh mbrapa në luftë të titull ani pse deri në fund ka edhe shumë ndeshje për t’u zhvilluar.

Pas 14 ndeshjeve të zhvilluara Prishtina ka tubuar 18 pikë dhe gjendet në pozitën e 5-të, plot 6 pikë mbrapa liderit Ballkanit i cili të dielën luan me Llapin.

Nëse suharekasit fitojnë, atëherë shumëçka do të behët e vështirë për Prishtinën për të mos thënë do ta ketë të pamundur ta mbrojë titullin e kampionit që do të ishte një dështim i madh kur dihet se sa shumë ka investuar sivjet. /Demokracia.com

Të ngjashme