Lajme
A po bëhet liberalizimi?
Demokracia
17:24 | 27 Shtator 2022

Share:

Më 13 tetor në BE do të diskutohet për liberalizimin e vizave për Kosovën, kjo pasi që çështja e vizave tashmë është vënë në rend dite.

Disa qytetarë të anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë thonë se kanë pak shpresa se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Nga Bashkimi Evropian kanë konfirmuar tashmë se kjo çështje do të dalë në rend dite në Këshillin e BE-së më 13 tetor.

Në këtë datë do të nisë procedura, e cila pritet të çojë drejt vendimit formal për liberalizimin e vizave.

Të ngjashme