Lajme
A po amnistohet ministrja Hajdari nga Policia? – Dje u arrestua një grua për lëndimin e një këmbësori me veturë
Demokracia
18:18 | 10 Prill 2022

Share:

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot rreth orës 12:25 e ka shkelur një të mitur në rrugën “Vicianum” të lagjes “Arbëria” në Prishtinë.

Demokracia.com ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast, i cili deri më tani është duke u mbajtur fshehtë nga të gjitha institucionet dhe ende nuk është konfirmuar për mediat, pavarësisht se ministrja Hajdari ka goditur me veturën e saj një fëmijë 9-vjeçar, me inicialet I.B.

LEXO EDHE: 

Detaje ekskluzive| Një fëmijë 9-vjeçar pësoi lëndime nga ministrja Rozeta Hajdari, s’e përshtati shpejtësinë

Gjatë gjithë ditës, që prej raportimit të parë, Demokracia.com ka bërë përpjekje që të marrë një konfirmim nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur në asnjë thirrje dhe as pyetjeve të dërguara me shkrim në adresën zyrtare të Policisë së Kosovës.

Është për t’u habitur se për një çështje të ngjashme, Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme e kishte arrestuar një grua në Fushë Kosovë, pasi që ajo kishte shkaktuar aksident trafiku me të lënduar, raporton Demokracia.com.

“Fushë Kosovë 09.04.2022 – 21:27. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar (këmbësor) pasi i njëjti është goditur nga një veturë në lëvizje të cilën e drejtonte e dyshuara femër kosovare. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë. E dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërsa, kur bëhet fjalë për ministren Hajdari, si duket ajo është e “paprekshme” dhe Policia e Kosovës as që po deklarohen për medie lidhur me këtë ngjarje. /Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 15 Maj 2024