Lajme
A mund të trazohet sërish veriu?- Flasin ekspertët e sigurisë
Demokracia
21:08 | 06 Shtator 2023

Share:

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak të mërkurën ka biseduar për situatën aktuale të sigurisë në veri të vendit me komandantin e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia.

Lajçak pas takimit ka thënë se bashkëpunimi me KFOR-i është shumë i rëndësishëm.

Pasi sipas tij, mund të rikthen sërish tensionet në veri të vendit.

Se a mund të përshkallëzohet situata atje kanë folur njohësit e sigurisë.

“Nëse nuk ka zgjedhje politike mund të ketë trazira”.

Kështu po e vlerëson gjendjen e veriut, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala.

Ai ka thënë se pjesa veriore e Kosovës është shumë e tensionuar.

Shala thotë se tensionet do të përfundonin sipas direktivat të ndërkombëtare e jo Beogradit.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që pjesa veriore është në një situatë shumë të tensionuar pasi procesi ka ardhur në fazën finale të marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe nëse kemi ndonjë befasi javëve në vijim çështja do përmbyllet sipas direktivave të shteteve amerikane. Por nëse kemi ndonjë koordinim përmes Beogradit dhe grupeve të tyre kriminale dhe atëherë do të ishte një regres politik”, tregon Shala.

E, eksperti tjetër i sigurisë, Avni Islami situatën veriore të vendit po e vlerëson ndryshe nga Shala.

Islami thotë se veriu është drejt de-përshkallëzimit.

Ai theksoi se nuk mund të ketë tensioni sërish atje.

“Indikacionet se situata në veri po shkon drejt de përshkallëzimit është tërheqja e një pjese rezervë të KFOR-it turk, të cilët ishin në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Konfiskimi i armëve në një depo në veri është sinjali tjetër. Trysnia e ndërkombëtarëve tek Vuçiqi përmes rrugëve diplomatike e bënë që në Kosovë të ketë siguri. Nuk mendoj që mund të ketë përshkallëzim të situatës atje”, thotë Islami.

Përndryshe, Në Bruksel me 14 shtator do të zhvillohet takimi i nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e BE-së. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq pritet të takohen pas më shumë se katër muaj nga takimi i fundit më 2 maj./frontonline

Të ngjashme