Çka na shtyn të krijojmë tërheqje seksuale për një person tjetër? Përderisa ka shumë teori që tentojnë ta spjegojnë këtë gjë, përgjigja e saktë ende nuk dihet, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Demokracia.
Ne mund të konkludojmë se objekti i tërheqjes seksuale të dikujt ngacmohet nga një përzierje e biologjisë dhe përvojave të kaluara, por kjo disi nuk duket e mjaftueshme. Studimet e feromoneve, poashtu, nuk e shpjegojnë atë.
Por kur bëhet fjalë për tërheqjen, a është e mundur që një person mund të tërhiqet më shumë se duhet nga një person tjetër? Përgjigja, me pak fjalë, është po.
Ju mund të pëlqeni më shumë se sa duhetnga dikush. Ju mund të takoni dikë që provokon dëshirën më të hollësishme seksuale, por ai person ndoshta nuk është dikush që duhet ta ndiqni, sepse intensiteti i ndjenjave tuaja seksuale ka të ngjarë të vijë nga një grup ndjenjash dhe besimesh primitive dhe jofunksionale.
Më e rëndësishmja, takimi me dikë dhe ndjenja e parezistueshme tërheqjes seksuale shpesh tregon idealizimin e tepruar për këtë përsin. Tërheqja seksuale që është shumë e fortë që nga fillimi shpesh tregon një besim të shtrembëruar se ky person i ri do të sigurojë një ndjenjë të përmbushjes emocionale,.
Njerëzit që ndiejnë tërheqje ekstreme seksuale shpesh kanë një histori të traumës psikologjike ose neglizhimit.
Çfarë është trauma psikologjike? Mund të jetë një incident specific, një incident i tmerrshëm me një anëtar të familjes ose të huaj. Ose mund të jetë një model i vazhdueshëm i mosfunksionimit ekstrem, për shembull, një prind, koleg ose një i rritur tjetër që ju tërheq në një marrëdhënie të vazhdueshme që është e sëmurë ose madje e rrezikshme fizikisht ose emocionalisht.