Sport
A mund të kualifikohet Italia në Kupën e Botës në vend të Iranit? Përgjigjet Infantino
Demokracia
17:43 | 04 Prill 2022

Share:

Ishte një ditë e ngarkuar në Firence për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili përjashtoi mundësinë që Italia të rikthehet në Kupën e Botës 2022.

Kishte raporte se “Azzurrët” mund të rifuteshin në Kampionatin Botëror “Katar 2022” në nëntor pasi FIFA mund të sanksiononte Iranin që kishte lënë 2000 femra jashtë stadiumit për ndeshjen e tyre kualifikuese për Kupën e Botës kundër Libanit.

Megjithatë, shpresat e tifozëve të Italisë nuk zgjati shumë pasi anëtarja ekzekutive e FIFA-s, Evelina Christillin, ka mohuar se “Azzurrët” mund të pranohen në këtë turne në fund të vitit.

Infantino ndau të njëjtën pikëpamje dhe përjashtoi kur u pyet nëse “Azzurrët” kanë shans për të shkuar në Katar 2022 për të zëvendësuar Iranin dhe u përgjigj duke thënë “Le të jemi serioz, ju lutem…”

Italia dështoi të kualifikohet në Kampionatin Botëror për herë të dytë radhazi, derisa u mposht me rezultat 1-0 nga Maqedonia e Veriut në fazën e play-off-it.

Të ngjashme