Blero dhe Afrona realizuan një intervistë së bashku, dy vjet pas ndarjes së tyre, një podcast që u publikua vetëm së fundmi.
Dyshja përmes kësaj interviste dëshmuan që kanë lënë mbrapa hatërmbetjet e tyre, derisa thanë se kokëfortësia dhe distanca kishin ndikuar në mos-funksionimin e martesës së tyre.
Njëri prej tyre që duhet veçuar është edhe kur Blero në formë shakaje e pyet Afronën nëse e donte ende apo jo.
Afrona më pas reagoi tejet e sikletosur nga pyetja që i parashtroi këngëtari, duke u përgjigjur me “jo”, por duke u qeshur.
“Jo, Blerim. Humor i zi, tipik ti. Ehh jo”, ishte përgjigjja që i dha Afrona.