Hansi Flick u pyet për mendimet e tij nëse ai shqetësohet nga disa njerëz që nuk e njohin Barcelonën si ekipin që bën lojën më të mirë.
Ai po ashtu ka thënë se nuk e kanë synim të krahasohen me rivalët e tyre në La Liga.
“Unë mendoj se ju mund të shihni se ne luajmë mirë, tifozët mund ta shohin gjithashtu këtë”, deklaroi Flick.
“Unë nuk mendoj se duhet të krahasohesh me Real Madridin”.
“Do të dëshironit që unë të them diçka, por unë nuk do ta them”.
“Madridi është një ekip i madh me një trajner të madh, ashtu edhe Atletico”.
“Në fund të sezonit, ne do të shohim se si do të përfundojë gjithçka. Unë kam atë uri për të fituar tituj dhe ne do të japim gjithçka”, shtoi më tej trajneri gjerman.