Lifestyle
A lejohet pirja e kafesë gjatë shtatzënisë?
Demokracia
14:16 | 12 Korrik 2021

Share:

Studimet kanë konfirmuar se një sasi e moderuar e kafesë çdo ditë, siç është 200-300mg (2 ose 3 filxhanë kafe), nuk është e dëmshme për shëndetin e nënës ose fetusit. Sidoqoftë, nëse konsumohet sasi më e lartë ditore, bëhet shkak për abortet e parakohshme dhe peshën e vogël të bebes.

Për të gjitha këto arsye, rekomandimi mjekësor për gratë shtatzëna është të minimizojnë sasinë e kafesë që konsumohet, duke marrë maksimumi 2 ose 3 filxhanë në ditë.

Ekspertët rekomandojnë eliminimin ose minimizimin e konsumit të stimuluesve, përfshirë kafenë.

Shumë gra, të mësuara me kafe, mund ta kenë të vështirë ta eliminojnë atë plotësisht nga dieta e tyre. Këshillohet të futni zëvendësues që nuk janë të dëmshëm për shëndetin e fetusit, siç janë:

– Kamomili

– Mente

– Pije freskuese pa sheqer

– Lëng frutash

– Uji

 

Të ngjashme