Veshja e Michelle Obama, ishte një ndër veshjet më të përfolura të ceremonisë së inaugurimit.
E veshur e tëra me një kostum ngjyrë ‘kumbulle’ nga stilisti Sergio Hudson, u komentua se zgjedhja e ngjyrës kishte qëllim politik, raporton Demokracia.com
Stilistja e Michelle Obama, Meredith Koop theu heshtjen për këtë veshje pëmes një postimi në Instagram duke dhënë më shumë detaje për veshjen, e cila shpejt mblodhi lavdërime në mediat sociale.
“Tani, le ta zgjidhim këtë”, filloi Koop. “Kjo nuk është një kominoshe Është një set nga koleksioni i mrekullueshëm i stilistit Sergio Hudson. Unë kam punuar me qindra dizajnerë në SH.B.A. dhe internacionalë, dhe mund të them me bindje se Sergio është në krye me modelet e tij”.
“Ky ishte bashkëpunimi i tretë me të dhe ai e çau atë” tha ajo, për Hudson. “Kam marrë referenca nga koleksionet e tij për të filluar. Me të, nuk kam pse të shpjegoj shumë. Ai e kupton menjëherë. Të gjitha skicat që ai dërgoi ishin të mrekullueshme dhe ishte e vështirë të zgjidheshin”.
Koop vazhdoi gjithashtu të sqaronte se ngjyra e veshjes nuk ishte menduar të ishte një paraqitje politike.
“Mund ta quash ngjyrë manaferre, vere, kumbulle ose bordo . Për momentin po e quaj ngjyrë boronice. Por, nuk ishte ishte e vjollcë bi-partizane,” shkroi ajo. “Kjo është një histori e lezetshme, por nuk ishte ky qëllimi. Unë i dua teksturat e ndryshme në pallto, pantallona, triko dhe rrip, të kësaj pamje monokromatike. Ishte ekuilibri perfekt”.
Stilistja shkroi se aspekti më i rëndësishëm i pamjes është vetë zonja Obama e cila është e fuqishme, mahnitëse, di të udhëheqë, inspiron dhe shkëlqen./Demokracia.com