Lajme
“A ke premtuar se do të japësh dorëheqje pasi të bëhet Zajednica”, Bislimi vihet në siklet nga pyetjet e aktivistit të PSD-së
Demokracia
17:56 | 12 Nëntor 2023

Share:

Partia Socialdemokrate ka publikuar një video ku një aktivist i kësaj partie ndalon zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, për ta pyetur për pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga qeveria Kurti.

“Zoti zv/kryeministër a po iu vjen marre që e keni pranuar Zajednicën a jo”, pyetet Bislimi nga aktivisti i PSD-së derisa po ecte në qendrën tregtare.

Aktivisti vazhdon duke e pyetur “a ke premtuar se do të japësh dorëheqje pasi të bëhet Zajednica?”, por zëvendësministrit nuk i kthen asnjë përgjigje.

Të ngjashme