ShowBiz
A ka përfunduar miqësia e Efit me Luizin e Kiarën?
Demokracia
14:05 | 26 Shtator 2023

Share:

Një prej situatave më të komentuara nga “BBV2” ka qenë ajo e trekëndëshit Efi-Luiz Kiara. Ata nisën një miqësi brenda shtëpisë së Big Brother, miqësi që nuk zgjati dhe jashtë saj nuk vazhdoi. E ftuar në “Shqipëria live” Efi ka sqaruar se nuk ka miqësi me dyshen dhe se iu uron suksese, por vetëm kaq.

“U lodha shumë nga gjërat që përfliteshin. Pashë disa reagime të pakëndshme nga pala tjetër. Dhe mua kur nuk më respektojnë, nuk i respektoj”, tha ajo.

“Nuk dua të flas më për këtë pjesë se njerëzit do mendojnë se dua që të marr vëmendje, por nuk është e vërtetë. Nuk dua të flas më për Bigun se i kemi konsumuar të gjitha, dua të flas për gjëra të reja. Me Kiarën nuk kam asnjë marrëdhënie dhe nuk kam asnjë lloj inati. I uroj shumë suksese, më bëhet qejfi për çdo gjë që ajo po arrin”, tha Efi.

Të ngjashme