Lajme
A ka ndonjë incident gjatë zgjedhjeve në veri? Flasin nga Prokuroria
Demokracia
14:49 | 23 Prill 2023

Share:

Prokurorja njëherit koordinatorja për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Veri, Laura Pula ka konfirmuar se asnjë incident nuk është shënuar deri në këtë orë.

Prokurorja shtoi se prokurorët në terren po vizitojnë qendrat e votimit herë pas herë për të parë nëse gjithçka po shkon siç duhet.

“Sipas të gjitha informative që kemi nga terreni meqenëse unë si koordinatore dhe stafi jemi në zyrën e kryeprokurorit të shtetit dhe jemi në kontakt të drejtpërdrejt me prokurorët në terren të cilët janë në katër komunat e veriut të cilat janë në proces të votimit nuk kemi ndonjë informatë për ndonjë incident në ato komuna”, tha ajo për Insajderin.

“Unë jam konstant në komunikim me prokurorët, të cilët po vizitojnë qendrat e votimit kohë pas kohe dhe kanë raportuar se nuk ka asnjë incident i cili mund të identifikohet si prishje e procesit zgjedhor”, u shpreh prokurorja Pula.

Sot janë duke u mbajtur zgjedhjet për kryetarë të Mitrovicës së Veriut, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan dhe zgjedhjet për kuvende komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi, ka thënë se procesi zgjedhor në komunat veriore është duke shkuar në rregull dhe pa asnjë pengesë deri tani.

“Sipas të dhënave, pjesëmarrja e qytetarëve deri në orën 11:00 është si në vijim: Leposaviq: 28 votues, 0.21 %, Zubin Potok: 65 votues, 1%, Zveçan: 29 votues, 0.41% dhe Mitrovicë e Veriut: 191 votues, 1.05 %”, tha zëdhënësi i KQZ-së.

Të ngjashme