ShowBiz
A ka dalur nga burgu Fjolla Morina?
Demokracia
08:28 | 12 Gusht 2021

Share:

Këngëtarja nga Kosova, Fjolla Morina është arrestuar disa javë më parë në një nga baret e Prishtinës. Ajo kërkohej nga shteti i Shqipërisë, ku u dënua me 6-të vite burg për veprën penale “trafikim të lëndëve narkotike”.

Gjykata e Prishtinës, mori vendimin që këngëtarja të mbahet në paraburgim për 40 ditë deri në një vendim të radhës, e që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, meqë këngëtarja kërkohet nga autoritetet në vendin tonë.

Ajo çka ka ngritur dyshime për një lirim të mundshëm të saj është fotoja e postuar Fisnik Syla, bashkëshorti i saj. Sot vajza e saj e vogël Alayah feston 6-vjetorin e lindjes dhe Fisniku ka postuar një foto ku e mban të voglën në krah ndërsa krah tij ndodhet edhe Fjolla.

Nuk dihet nëse Fjolla Morina ka dalë nga burgu apo kjo është një foto e vjetër e tyre, por duhet theksuar se çifti e kanë bërë publike lidhjen e tyre në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërsa në profilin e Instagramit të këngëtares nuk ka asnjë postim për ditëlindjen e vajzës së saj dhe posti i fundit ka qenë i muajit korrik.

Të ngjashme