Lajme
A ka alternativë tjetër Kurti për pozitën e Presidentit, përveç Vjosa Osmanit?
Demokracia
20:52 | 22 Mars 2021

Share:

Kryeministri i sapozgjedhur i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të kërkojë që sa më shpejtë të mbahet seanca e radhës në të cilën do të zgjidhet Presidenti i ri i Kosovës, shkruan Demokracia.com.

Pas seancës ku u votua qeveria Kurti 2, kryeministri është pyetur nga gazetarët se a ka alternativë tjetër përpos Vjosa Osmanit për presidente.

Ai ka thënë se nuk beson se do t’i duhet të kërkojë alternativa të tjera, pos përveç Vjosa Osmanit.

“Ju e dini shumë mirë që i vetmi personalitet publik dhe politik. Që në historinë shtetërore dhe politike ka treguar integritet njerëzor, profesional dhe e ka mirëmbajtur atë institucional. E në fund fitoi mbi 300  mijë. Ajo është Vjosa Osmani. Nuk besoj se duhet të kërkohet alternativa”, ka thënë Kurti.

Tutje, ai ka shtuar se është mirë që në seancën e ardhshme do të bëhen të  gjithë bashkë dhe se shpreson se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do t’i zëvendësojë sa më shpejtë deputetët që u bënë sot ministra.

“Është mirë që në seancën e ardhshme të bëhemi të gjithë bashkë. Shpresoj që KQZ t’i zëvendësojë sa më shpejt deputetët që u bënë ministra dhe të thërrasim seancën. Nuk kemi llogari të shkojmë në një tjetër krizë”, ka thënë ai.

Të ngjashme