Lajme
“A jeni për?”| Pas rrugës njëkahore, Komuna e Prishtinës synon edhe një test tjetër
Demokracia
13:41 | 07 Maj 2022
Ilustrim

Share:

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka dalë me një propozim të ri pas provës që e bënë me shndërrimin e rrugëve të kryeqytetit në njëkahëshe para dy javëve. 

Zogaj në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka pyetur qytetarët nëse janë pro që fundjava në Prishtinë të jetë pa makina.

“A jeni për? Të ndalim makinat dhe të fillojmë nismën përmes së cilës qyteti frymon lirshëm!”, ka shkruar Zogaj.

Në testin e rrugëve njëkahëshe u raportua për krijim të kolonave në disa pjesë të kryeqytetit, gjë që shkaktoi edhe reagimin qytetar.

 

Të ngjashme