ShowBiz
A janë pajtuar Kate dhe Meghan?
Demokracia
16:38 | 15 Gusht 2021

Share:

Marrëdhënia e Meghan Markle dhe Kate Middleton po përmirësohet vazhdimisht pas një viti të vështirë, zbulon një burim ekskluzivisht për Us Weekly.

“Meghan dhe Kate në fakt po shkojnë shumë mirë dhe kanë qenë në kontakt më shpesh,” thotë burimi i brendshëm. “Marrëdhënia e tyre nuk ka qenë kurrë kaq e ngushtë. Tani ato janë më afër se kurrë dhe po punojnë në marrëdhënien e tyre për hir të familjes.”

Meghan dhe Kate kanë pasur një marrëdhënie të komplikuar, sidomos pasi Meghan dhe Harry dhanë intervistën për Oprah-n. Gjatë rrëfimit, Meghan pohoi se kunata e saj e kishte bërë të qante para dasmës së saj me Harry-n. Megjithatë, Dukesha e Sussex theksoi se ajo dhe Kate e zgjidhën problemin pas keqkuptimit dhe Kate i dërgoi lule me një shënim, duke i kërkuar falje.

Pas transmetimit të intervistës, një burim për Us Weekly tha se dy kunatat nuk kishin folur për një vit. Tensioni mes tyre ishte pjesërisht për shkak të përçarjes së vazhdueshme të Harry-t me vëllain e tij, William-in.

Ardhja e fëmijës së dytë të Meghan dhe Harry në fillim të qershorit gjithashtu ka ndihmuar në afrimin e familjes, sipas burimit.

“Ata janë më mirë dhe kanë shkëmbyer mesazhe që nga lindja e Lilibet. Ata janë lidhur sepse të dy kanë vajza dhe mezi presin që t’i takojnë të gjithë kushërinjtë së bashku,” –tha një tjetër burim për Us pak kohë më parë.

Një burim i dytë shtoi:

“Kate e ka kontaktuar Meghan shumë më shumë që kur lindi Lili, ajo po i dërgon shënime dhe dhurata dhe po përpiqet të ndërtojë një marrëdhënie mes tyre.”

Me pak fjalë, kunatat kanë vendosur t’i lënë pas mëritë e së shkuarës dhe të shohin para. Lajmi që prisnim prej kohësh!

Të ngjashme