Parakalimet, shpejtësia e tepruar dhe shumë gjëra të tjera me veturë të bëjnë të pyesësh burrat apo gratë janë më të rrezikshëm gjatë ngasjes së makinës?
Debati ekziston shumë moti por këto rezultate studimi janë të reja.
Burrat paraqesin një rrezik dukshëm më të madh për të tjerët sesa gratë gjatë ngasjes, sipas studiuesve britanikë,
Shkencëtarët kishin analizuar të dhënat britanike mbi aksidentet fatale nga viti 2005 në 2015.
Diferenca gjinore ishte veçanërisht e madhe në mesin e shoferëve.
Shoferët burra u përfshinë në dhjetë herë më shumë vdekje nga aksidentet sesa shoferët gra.
Studiuesit shikuan numrin e vdekjeve për kilometra, të ndara sipas gjinisë dhe llojit të automjetit.
Siegfried Brockmann nga Shoqata e Përgjithshme e Industrisë Gjermane të Sigurimeve në Berlin beson se rezultatet e studimit janë në thelb të sakta.
Sipas Brockmann, studimi ka disa dobësi: Hetimi lidhet vetëm me ata që janë përfshirë në aksident, jo me ata që e kanë shkaktuar atë. Gjithashtu, ishin përfshirë vetëm vdekjet në rrugë, jo të plagosurit. Dhe së fundmi, ata që u përfshinë në aksident nuk u diferencuan sipas moshës.
“Një shofer 20-vjeçar fillestar është ndoshta një rrezik më i madh për përdoruesit e tjerë të rrugës sesa një burrë 55-vjeçar”, thotë Brockmann. /Demokracia.com/