Lajme
A iu ngri buzëqeshja Bajqinovcit? Ironizoi opozitën për Zajednicen para publikimit të planit
Demokracia
09:22 | 28 Shkurt 2023

Share:

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ishte i ngazëllyer mbrëmë. Sidomos para publikimit të planit evropian.

Para se ky plan të bëhej publik, Bajqinovci zgjodhi të ironizojë me opozitën. Kjo duke publikuar fotografinë tashmë të njohura teksa shkrihen së qeshuri me kryeministrin Kurti.

“Opozita: Kurti pe formon Zajednicën. Ndërkohë:”, ka shkruar ai duke publikuar fotografinë teksa qeshte me kryeministrin.

Megjithatë, nuk dihet nëse kjo buzëqeshje e tij ka vazhduar edhe pas publikimit të planit. Kjo pasi në pikën 10, flitet për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, duke përfshirë edhe Asociacionin.

Të ngjashme