Lajme
A ishte i njoftuar KFOR-i për sulmin në Veri? – përgjigjet drejtori i Policisë
Demokracia
11:10 | 15 Prill 2022

Share:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka dhënë detaje lidhur me sulmin ndaj policëve kosovarë.

Mehmeti në konferencë për media ka konfirmuar se për këtë rast të njoftuar janë edhe KFOR-i.

Ai tha se madje disa informacione janë pranuar nga KFOR-i për rastin në fjalë.

“Ne kemi komunikim të përditshëm me partnerët tonë ndërkombëtar qoftë KFOR-IN qoftë institucionet e caktuara, kolegë tonë që punojnë

vende tjera. Natyrisht që kemi pasur dhe kemi komunikim të drejtpërdrejt por duhet të themi që ne shkëmbejmë edhe informacione të tjera të cilat lidhen me çështje të ndryshëm të sigurisë qoftë rajonale, qoftë për Kosovë”, ka thënë Mehmeti në konferencën e përbashkët me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.

“Lidhur për këtë çështje bashkëpunimi është në nivel dhe kemi marrë informacione të caktuara nga partnerët tonë ndërkombëtar për çështje që mund që ndërlidhën edhe më këto çështje të sotme”, tha ai.

“Po natyrisht që me KFOR-in kemi bashkëpunim dhe komunikim ditor”, theksoi Mehmeti.

Mehmeti shtoi se sulmet ndaj policëve kosovarë në veri kishin për qëllim të pengojnë aksionet kundër kontrabandës.

“Gjatë datës 13 deri sot kishim katër sulme të organizuara në një territor i cili është i ndërlidhur dhe në vendet që janë shumë afër njëra-tjetrës dhe sulmet janë të ndërlidhura. Kjo na bën me dije që kemi të bëjmë me një grup të organizuar i cili ka për qëllim që të sulmojë dhe të pengojë punën e Policisë së Kosovës dhe me theks të posaçëm dëshirojnë të pengojnë aksionet tona të cilat kanë të bëjnë me luftën kundër kontrabandës dhe tregtive të ndryshme ilegale të cilat zhvillohen në këtë pjesë të kufirit të Kosovës”.

Ndërkohë, sulmet e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës në veri, ministri Sveçla i quajti sulme terroriste.

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024