Sport
A ishte gol i Ronaldos apo Fernandesit? Sensori i topit konfirmon gjithçka
Demokracia
13:30 | 29 Nëntor 2022

Share:

Cristiano Ronaldo nuk e ka realizuar golin e Portugalisë në fitoren 2:0 kundër Uruguajit në Kupën e Botës, sipas të dhënave të fundit të marra nga një sensor brenda topit të ndeshjes, njofton DailyMail, transmeton Demokracia.com.

Debati është ndezur nëse Ronaldo, i cili pretendoi goli duhej t’i takonte atij pasi, sipas tij, ai e ka prekur topin e harkuar nga bashkëkombasi i tij Bruno Fernandes, të cilit zyrtarisht i është regjistruar si gol i shënuar nga ai.

FIFA ia dha golin Fernandes, por sulmuesi portugez është i bindur se duhet t’i jepej atij.

Tani, Adidas ka ofruar prova të qarta se goli është i Bruno Fernandesit.

Në një deklaratë të Adidas thuhej: “Në ndeshjen midis Portugalisë dhe Uruguait, duke përdorur teknologjinë e topit të lidhur të vendosur në topin e ndeshjes zyrtare të adidas Al Rihla, ne jemi në gjendje të tregojmë përfundimisht asnjë kontakt me topin nga Cristiano Ronaldo për golin e parë në lojë”.

“Sensori IMU 500 Hz brenda topit na lejon të jemi shumë të saktë në analizën tonë”./Demokracia.com/

Të ngjashme