ShowBiz
A i mbanin banorët e “BB VIP” mikrofonat në gjumë? Sarah Berisha e zbulon nga skena e “Kosheres”
Demokracia
08:51 | 07 Mars 2022

Share:

Ka filluar sezoni i tretë i spektaklit të humorit “Kosherja” në ekranin e ABC. Për herë të parë, mbrëmjen e kësaj të diele e ka çelur moderatorja e re, Sarah Berisha.

Ndryshe, nga çfarë mund të pritej, ajo nuk ka qenë e shoqëruar nga Bes Kallaku, por Amarildo.

Ky i fundit e ka vënë në siklet me pyetje nga më të ndryshmet, ku nuk kanë munguar as ato për eksperiencën në “Big Brother VIP”.

Në një moment, Amarildo e ka pyetur Sarën se a i mbanin mikrofonat në gjumë dhe ajo nuk ka nguruar të përgjigjet, shkruan abcnews.al.

“Ti kot nuk ke ardhur, sepse në ‘Big Brother’ në momentin që fle gjumë, thjesht lë mikrofonin dhe fle gjumë rehat, nuk ke asnjë problem. Nuk kishim mikrofona në gjumë”, tha moderatorja.

Të ngjashme