Lajme
“A i keni marr parashutat?”, Stresi tallet keq me Policinë e Kosovës
Demokracia
21:28 | 06 Gusht 2024

Share:

Policia e Kosovës para pak qestesh ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për kapjen e këngëtarit të njohur Arkimed (Sali) LUSHAJ i njohur ndryshe si Stresi.

Lidhur me postimin e Policisë, stresi ka reaguar në rrjetin e tij Instagram ku është tallur me Policinë e Kosovës.

“A i keni marr parashutata”, ka shkruar Stresi në postim.

Në incidentin në Pejë mes Noizyt dhe Medi Isenit u tha se ka qenë i përfshirë edhe reperi tjetër, Stresi. Madje, u raportua që sherri mund të ketë qenë një kurth nga Arkimed Lushaj (emri i vërtetë). Në lidhje me këtë, Policia e Kosovës ka lëshuar një urdhërarrest dhe ka shpallur në kërkim fituesin e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Pas Noizyt, Policia e Kosovës shpall në kërkim edhe Stresin – kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

 

Të ngjashme