ShowBiz
A është tradhtia arsyeja e ndarjes me Fjolla Morinën? Fisnik Syla i thotë të gjitha
Demokracia
20:57 | 28 Mars 2022

Share:

Ndarja e këngëtares Fjolla Morina nga partneri i saj Fisnik Syla bëri bujë të madhe në media dhe vazhdon ende të komentohet pas deklaratave të artistes që sollën dyshime se ai e ka tradhtuar.

Fisnik Syla ishte i ftuar së fundmi në një intervistë ku deklaroi se arsyeja e ndarjes nuk ishte tradhtia, por thjesht “nuk funksiononte më” mes tyre.

Edhe pse tashmë ka disa kohë që janë ndarë, dyshja nuk kanë lënë pa thumbuar njëri-tjetrin me statuse në rrjetet sociale apo deklaratat nëpër intervista.

“Nëse keni humbur një tradhtar mos qani kurrë pasi ai ka humbur një femër që e do kurse ti një mashtrues.”-tha Fjolla në një intervistë.

Nga ana tjetër, edhe Fisniku tërhoqi vëmendjen e ndjekësve përmes një postimi të bërë në Instastory ku ka publikuar një orë të shtrenjtë dhe shkruan:

”Vetëm ora ime, kushton sa e gjithë karriera e dikujt”.

Ai u pyet nëse ky postim ishte i lidhur me këngëtaren, ai tregoi se nuk bën kurrë diçka për të thumbuar dikë.

“Fisniku nuk bën kurrë diçka për të gjuajtur kunja drejt dikujt. Ata që e marrin personalisht… unë nuk kam çfarë t’ju bëj, por unë nuk bëj kurrë diçka absolutisht për kunj.”- tha ai.

Lidhja mes këngëtares dhe Sylës u zbulua në shtator të 2020 kur ajo u arrestua në pikën kufitare të Morinës, pasi u kap me dy armë me vete. Ajo u dënua me arrest shtëpie në Kukës por në dhjetor të atij viti u arratis drejt Maldiveve me Fisnikun ku edhe u martuan në fillim të 2021.

Fisniku është baba i dy fëmijëve, ashtu si Fjolla, e madje ish-bashkëshortja e tij akuzoj Fjollën se ka qenë ajo shkaku i ndarjes së tyre. Mirëpo, këto deklarata u mohuan asokohe nga vetë biznesmeni i cili tha se divorci kishte nisur prej kohësh.

Të ngjashme