Lajme
A është Putini i sëmurë me kancer? Tregon drejtori i CIA-s
Demokracia
07:49 | 21 Korrik 2022

Share:

Nuk ka asnjë shenjë që tregon që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është i paqëndrueshëm ose në gjendje të keqe shëndetësore, ka thënë drejtori i CIA-s, William Burns.

Ka pasur në rritje spekulime të pakonfirmuara mediatike se Putin, i cili mbush 70 vjeç këtë vit, mund të vuante nga shëndeti i keq, ndoshta nga kanceri, raporton BBC.

Por Burns tha se nuk kishte prova për ta sugjeruar këtë, duke bërë shaka se ai dukej “shumë i shëndetshëm”.

Komentet e tij erdhën pasi SHBA njoftoi se do t’i siguronte Ukrainës më shumë armë me rreze të gjatë, transmeton Express.

Më herët Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se fokusi ushtarak i Rusisë në Ukrainë nuk ishte më “vetëm” lindja dhe la të kuptohej se strategjia e Moskës kishte ndryshuar pasi Perëndimi furnizoi Ukrainën me armë të tilla.

Të ngjashme