Përzgjedhësi i Kosovës, Primoz Gliha, ka folur në konferencë për media, ku është pyetur edhe për kontratën e tij e cila skadon pas kësaj ndeshje.
Gliha ishte emëruar nga FFK vetëm për ndeshjet e mbetura të fazës së eliminatoreve për Euro 2024.
Ai ka thënë se nuk e di se a do të jetë përzgjedhës pas kësaj dhe se nuk e mendon.
“Nuk e di dhe nuk e mendoj për këtë. Vëmendja ime është tek ndeshja e së martës dhe për pjesën tjetër nuk dua të komentoj”, ka thënë Gliha.
Kosova dhe Bjellorusia do të përballen të martën nga ora 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.